Fushat sportive të shkollës Kolë Jakova në Tiranë bëhen si të reja
E Martë 3 Tetor 2023, 09:45
TiranaPost
Bashkia e Tiranës ka rehabilituar infrastrukturën sportive në shkollën "Kolë Jakova".
Projekti përfshin një rikonstruksion të plotë të fushës së volejbollit dhe basketbollit, duke sjellë kështu një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar këto dy sporte të preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit është riparuar dhe vijëzuar për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përshtatshëm për lojë.
Ky investim është realizuar në fillim të vitit të ri shkollor dhe është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet. Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e sportit tek të gjithë grupmoshat.