Lajme nga Bota

Fundi tragjik i volejbollistes afgane, e vrarë nga talebanët

Fundi tragjik i volejbollistes afgane, e vrarë nga talebanët

Militantët talebanë dyshohet se i kanë prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit.

Lajmi është dhënë nga trajnerja e ekipit, e cila tregon fundin tragjik të sportistes. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në fillim të tetorit, por askush nuk mësoi për ngjarjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos flisnin.

"Të gjithë lojtarët në ekipin e volejbollit dhe pjesa tjetër e atletëve femra janë në një situatë të keqe, të dëshpëruara dhe të frikësuara," tha trajnerja.

Mahjabin luajti për Klubin e Kabulit para rënies së qeverisë së Ashraf Ghanit, dhe ishte një nga lojtaret më të mira të ekipit.

Fundi tragjik i volejbollistes afgane, e vrarë nga talebanët

Fotografitë e tmershme të vrasjes kanë qarkulluar në mediat sociale disa ditë më parë.

Me talebanët në kontroll të Afganistanit, të gjitha aktivitetet e grave në sferat sportive, politike dhe sociale kanë pushuar, dhe ende ka shqetësime për kufizimet dhe kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë, raportojnë mediat e huaja.

Tiranapost.al.Z.B