Lajme nga Bota

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi marrë as ndihmë financiare

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi

Fundi i Shkurtit shënoi një vit mbyllje për industrinë e argëtimit në Itali, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por gjatë javëve, mijëra protetues kanë dalë në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre, ndaj mungesës së ndihmës financiare ndaj atyre që kanë mbetur pa punë dhe mundësisë për një rihapje të sigurt.

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi

Muzikantët, interpretuesit, aktorët dhe balerinët e Italisë por edhe ata që punojnë në backstage kanë më shumë se një vit që nuk punojnë. Në qytetet anembanë vendit, punonjësit e sektorit kulturor janë mbledhur duke treguar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike dhe për mungesën e një strategjie nga qeveria për ti rihapur vendet e tyre të punës, me udhëzimet përkatëse anti-Covid.

Janë rreth 300,000 njerëz që punojnë në sektorin e argëtimit në Itali. Kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe parqet argëtuese kanë qëndruar të mbyllura për më shumë se një vit, duke i privuar nga të ardhurat e qëndrueshme.

Javën e kaluar protestuesit u mblodhën para ndërtesës së qeverisë lokale në Milano. Aktorët dhe punëtorët e skenës filluan të përgatiteshin për një shfaqje që nuk do të zhvillohej kurrë, në një përpjekje për të demonstruar mundimimin dhe lodhjen para shfaqjeve.

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi

Protesta të tilla u mbajtën edhe në Romë dhe Torino. Protestuesit në Romë luajtën me instrumente, por duke goditur kapakët e tenxhereve dhe kënduan ndërsa marshonin drejt selisë së parlamentit.

Disa grante qeveritare kanë qenë në dispozicion të punonjësve të sektorit të argëtimit gjatë krizës, por nuk i kanë përfshirë që të gjithë. Ekonomia e zezë mbizotëruese e Italisë dhe puna informale gjithashtu ka bllokuar të shumtë që të kërkojnë fonde.

Edhe në Festivalin e njohur Sanremo në Itali, iu bë një homazh punonjësve të sektorit të artit dhe kulturës në Itali. Këngëtarja Alessandra Amoroso dhe aktorja Matilde Gioli kritikuan mbylljet e vazhdueshme.

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi

Gioli tha: "Tani që gjithçka është pezulluar, që bota është ndalur, që audiencat janë bosh, jeta e tyre edhe më shumë se e jona, ka ngrirë duke pritur për një rinisje që është e vështirë të imagjinohet ose për ndihmën që nuk ka mbërritur kurrë. Këta profesionistë nuk mund të presin më dhe shumë prej tyre u është dashur të rishikojnë një punë të re ose në rastin më të keq nuk kanë bërë asgjë, ndërkohë janë me shpresën e dëshpëruar për të mbrojtur dinjitetin e tyre".

Foto-Video/ Protesta masive në Itali: Duam punë, s'kemi

Në pankartat që mbanin në duar protestuesit lexohen mesazhe si: "Kultura nuk është humbje", "Kultura, çfarëdo që të duhet", dhe "Një vend që nuk investon në teatër është i vdekur dhe i varfër".

Kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi në fund të muajit shkurt tha se humbja ekonomike është e madhe, po ashtu e vlerave kulturore në këtë periudhë: por humbja e shpirtit do të ishte edhe më e madhe.

Por artistët italianë dhe jo vetëm presin ‘dritën jeshile’ për të rinisur punën. A do ndodhë shpejt?

*Tiranapost.al.