Foto-Video/ Izraeli shpall gjendjen e emergjencës, çfarë po ndodh atje përtej
Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas trazirave nga arabët izraelitë, ndërsa konflikti mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë është intensifikuar.
Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza. Të paktën 40 njerëz kanë ndërruar jetë për shkak të këtyre sulmeve më të rënda ndër vite. Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jeruzalem dhe zona të tjera.
Më shumë se 1.000 raketa janë lëshuar drejt Izraelit qendror dhe jugor nga militantët palestinezë që nga e hëna në mbrëmje, kur përplasjet u përshkallëzuan papritmas.
Militantët palestinezë thanë se ata shënjestruan qytetin izraelit të Tel Aviv pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një kullë në Rripin e Gazës. Një bllok i dytë kulle u shemb në territor pas një sulmi tjetër izraelit. Banorët u paralajmëruan të evakuojnë Kullën 12-katëshe al-Jaëhara.
Më shumë se 200 raketa u qëlluan në Tel Aviv dhe Beersheba pas sulmit në kullë, sipas militantëve palestinezë.
Por si nisi përplasja?
Pati disa ditë me tensione në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një vend në Jeruzalem, që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.
Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t'i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i OKB për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se ata situata po përshkallëzon në një luftë të vërtetë.
Të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë deri më tani.
Protestat nga arabët izraelitë shpërthyen në Lod, një qytet afër Tel Aviv dhe situata u përshkallëzua pasi protestuesit hodhën gurë ndaj policisë e kjo e fundit u përgjigj me dhunë. Protestat pasuan varrimin e një arabi izraelit i cili vdiq gjatë trazirave në qytet një ditë më parë.
Mëngjesin e sotëm një baba 52 vjeç dhe vajza e tij 16 vjeçe u vranë pasi nujë raket e lëshuar nga Gaza goditi makinën e tyre.
Të martën në mbrëmje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Lod.
Times of Israel shkruan se kjo është hera e parë që qeveria përdor kompetenca emergjente mbi një komunitet arab që nga viti 1966.
Konflikti midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza ka nxitur trazira midis pakicës arabe brenda Izraelit, duke çuar në protesta të mëdha.
Ka pasur trazira edhe në qytete të tjera me një popullsi të madhe arabe izraelite, si dhe në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
*Tiranapost.al.