Lajme nga Bota

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është adoleshenti i sulmit me 8 nxënës të vrarë në Rusi

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është

11 persona, mes tyre 8 fëmijë, nxënës dhe mësues humbën jetën pas një sulmi me armë në qytetin Kazan, të Rusisë. Sipas mediave ruse, dy persona të moshave 19 dhe 17 vjeç u futën brenda në shkollë duke qëlluar me armë. Një prej tyre është arrestuar ndërsa tjetri u qëllua për vdekje nga policia, pasi ky i fundit mori peng disa nxënës në katin e fundit të shkollës.

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është

Foto e publikuara tregojnë nxënës të dëmtuar, disa prej tyre kanë dalë nga dritarja e shkollës, për t’u shpëtuar plumbave, para se policia të ndërhynte.

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është

Ende nuk dihet arsyeja e sulmit, ndërsa 32 persona të tjerë janë plagosur, 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Autori i sulmit thuhet të jetë Ilnaz Renatovich Galyaviev, i moshës 19 vjeç. Ai u largua nga shkolla katër vjet më parë, por mbetet i paqartë akti i tij ekstrem.

Foto/ U largua nga shkolla 4 vjet më parë. Ky është

Një prej nxënësve tregoi masakrën që ndodhi brenda shkollës: Ishim në katin e tretë, kishim lëndën e historisë. Por dëgjuam drejtoreshën duke bërtitur në altoparlant, po bënte thirrje që askush të mos hapë dyert e klasave. Mësuesi i klasës mbylli shpejt derën, dhe pas disa sekondash dëgjuam të shtënat nga kati i parë i shkollës dhe në katin e dytë. Qëndruam së bashku dhe nuk ia hapëm derën askujt. Dëgjuam sirenën e policisë, dhe më pas e hapëm derën. Policët na nxorën jashtë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar kreun e Gardës Kombëtare që të hartojë urgjentisht rregullore të re mbi llojin e armëve që mund të lejohen me autorizim.

Sulmet në shkolla janë të rralla në Rusi, por vitet e fundit ka pasur disa sulme të dhunshme, kryesisht të kryera nga studentë. Një nga sulmet e fundit të këtij lloji ndodhi në Krime në vitin 2018, kur një student vrau 19 të tjerë para se të kryente vetëvrasje.

*Tiranapost.al.