Lajme nga Bota

Foto/ Si do të jetë modeli elektronik dhe në letër i pasaportës së vaksinës: BE nis zbatimin nga qershori

Foto/ Si do të jetë modeli elektronik dhe në letër i

Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton zbuluar dy modelet e pasaportës së vaksinës, në mënyrë elektronike dhe të printuar në letër. Gjatë një interviste ai tregoi se dokumenti i ri që do vihet në zbatim që nga ky qershor, do të vërtetojë se personi që udhëton është vaksinuar, rikuperuar nga Cavid ose ka kryer testin e koronavirusit para udhëtimit.

Foto/ Si do të jetë modeli elektronik dhe në letër i

Të gjithë qytetarët e BE-së do të marrin këtë lloj pasaporte duke nisur nga muaji qershor, që ata të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushimet verore.

Foto/ Si do të jetë modeli elektronik dhe në letër i
Modeli i printuar
Foto/ Si do të jetë modeli elektronik dhe në letër i
Modeli elektronik

“Nga momenti që ne mund të jemi të sigurt se çdo evropian që dëshiron të vaksinohet do të ketë qasje të drejtë në vaksinë, siç do të ndodhë në dy-tre muajt e ardhshëm do të ishte mirë pajisja me një çertifikatë shëndetësore që tregon gjendjen tënde”.

Komisioni i BE paraqiti propozimin për krijimin e një Certifikate Dixhitale në një përpjekje për të rivendosur udhëtimet.

Me përfshijen e tre rasteve në certifikatë, Komisioni Europian synon të shmangë diskriminimin e personave të pavaksinuar.

Certifikata do të përfshijë informacione të tilla si emri, data e lindjes, data e lëshimit, informacion mbi vaksinën / testin / rikuperimin dhe një kod unik të skanueshëm.

Mundësia që Bashkimi Evropian mund të imponojë një kërkesë të tillë për udhëtarët, u paralajmërua që në Prill të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se sektori i udhëtimeve dhe turizmit shënoi një humbje masive prej rreth 3,8 trilionë eurosh në vitin 2020, ndërsa më shumë se 62 milion vende pune u humbën në të njëjtin sektor në BE.

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.