Lajme nga Bota

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të shkojnë në Mekë, por me rregulla

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të

Pas një viti, besimtarët myslimanë më në fund janë lejuar të shkojnë në Mekën e Shenjtë. Fotot e publikuara tregojnë besimtarët teksa luten dhe ruajnë distancën nga njëri tjetri. Ndryshe nga viti i kaluar ku në Mekë nuk u lejua asnjë besimtar për shkak të pandemisë së Covid, këtë vit duket se aktivitetet po i afrohen më shumë normalitetit.

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të

Besimtarët u mblodhën rreth Kaabës, faltores më të shenjtë të Islamit, më rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas mediave arabe, pranë Mekës po lejohen vetëm persona të cilët janë vaksinuar apo që janë rikuperuar kohët e fundit nga Covid, ku ruajtja e distancës është rregulli kryesor.

Ramazani është muaji i shenjtë ku myslimanët agjërojnë dhe konsumojnë ushqim vetëm në agim dhe në muzg. Është muaji i sakrificës dhe shërben si reflektim shpirtëror.

Foto/ Pas një viti besimtarët myslimanë lejohen të

*Tiranapost.al.