Lajme nga Bota

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për mesazhe anti-perëndim

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për

Është zhvilluar si çdo vit parada militare e Rusisë në celebrim të fitores së Luftës të Dytë Botërore, që shfrytëzohet nga Kremlini për të manifestuar potencën e tij ushtarake dhe armatimet e reja.

Parada në “Sheshin e Kuq” në Moskë përfshiu 12 mijë trupa dhe më shumë se 190 tipa të ndryshëm armatimesh të rënda, duke përfshirë dhe një raketë balistike interkontinental dhe rreth 80 aviona të shpejtësisë së lartë.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka lënë as këtë mundësi për të sulmuar perëndimin, të cilin e ka akuzuar për “marrjen e ideve naziste” dhe me tone kërcënuese ka thënë se Rusia do të mbrojë interesat e saj.

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për

“Për fat të keq ka shumë njerëz që tentojnë të përdorin gjëra nga ideologjia naziste dhe janë të obsesuar me teori deluzive për veçantinë e tyre. Dhe kjo nuk ndodh vetëm nga grupet terroriste. Rusia do të jetë gati për të ruajtur rendin ndërkombëtare përsëri, por edhe për të mbrojtur interesat e saj dhe të popullit rus”- ka thënë ai mes të tjerash në një kohë veçanërisht të tensionuar mes Moskës dhe perëndimin, për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe burgosjes të liderit opozitar Alexei Navalny.

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për

9 Maj festohet çdo vit si dita e fitores mbi fashizmin, teksa Gjermania u dorëzua pa kushte në 8 Maj të vitit 1945 në forcat aleate të SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik.

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për

FOTO/ Parada ushtarake në Moskë shfrytëzohet nga Putin për

Tiranapost.al