Foto/ Çfarë la pas tërmeti shkatërrues i Marokut
E Shtunë 9 Shtator 2023, 15:51
TiranaPost
Ndërtesa të shkatërruara, njerëz që flenë jashtë shtëpive, grumbuj që nën rrënoja mbajnë njerëz me e pa frymë. Për një vend si Shqipëria, që i jetoi në kurriz ditë të tilla me tërmetin e 26 nëntorit, këto imazhe bëhen edhe më drithëruese.
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter që goditi Marokun mbrëmjen e djeshme solli bilanc tragjik. Deri tani raportohet për 1037 viktima.
Gati 1 mijë të tjerë janë të lënduar, mbi 200 në gjendje të rëndë.
Spitalet janë në kaos prej fluksit.
Dëmet më të mëdha janë në Marrakesh dhe në fshatrat në malet Atlas.