Lajme nga Bota

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në orët e para të protestave anti-Putin

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në

Ditën e djeshme në më shumë se 50 qendra urbane në Rusi ka patur protesta kundër qeverisë të presidentit Vladimir Putin, në mbrojtje të kauzës të lirimit të liderit opozitar Alexei Navalny.

Por, po ashtu si në raundin e parë të protestave të cilat u zhvilluan pas arrestimit të tij të parë, forcat e rendit i kanë shpallur tubimet të jashtëligjshme për shkak të pandemisë dhe ka arrestuar 1700 protestues në më pak se 12 orë. Kujtojmë që në muajin Shkurt u arrestuan plot 40.000 rusë të cilët kishin protestuar në mbrojtje të Navalny.

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në

Ky i fundit ka shkuar në spital pasi ka humbur 15 kile dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur mjekësore përgjatë tre muajve që ka qenë i burgosur.

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në

Protestuesit kanë paralajmëruar se arrestimet masive nuk i dekurajojnë dhe kanë shtuar se do të krijojnë “valën më të madhe të protestave që ka parë ndonjëherë Rusia”.

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në

Senatori amerikan dhe njëkohësisht kreu i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Bob Menendez, i ka bërë thirrje qeverisë ruse të lirojë Navalny dhe të ndalë abuzimet e të drejtave të njeriut me të arrestuarit. “Kjo që po dëshmojmë në kohë reale është barbarizëm dhe ne nuk mund të heshtim”- ka thënë ai.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë ditën e sotme, ministri i jashtëm i Francës ka thënë se Rusia “do të ketë pasoja të rënda” në rast se Navalny vdes gjatë kohës që ndodhet nën arrest.

FOTO/ Çështja Navalny në Rusi: 1700 arrestuar që në

Tiranapost.al