Lajme nga Bota

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së dhunshme: Dikush urinoi në një memorial

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Londër pas protestës me përplasje e dhunë gjatë ditës së djeshme. Mediat britanike tregojnë se policët u sulmuan nga protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër racizmit si dhe duke iu bashkuar kauzës së amerikanëve: Black Lives Matter!

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Policia thotë se shumë prej protestuesve ishin ekstremistë të djathtë të cilët motivuan për shembjen e statujave dhe shkatërrimin e memorialeve. Lidhur me protestën, kryeministri Boris Johnson u bën thirrje qytetarëve të tërhiqen: Racizmi nuk ka ka vend në rrugët tona!

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Hetimet kanë nisur për të gjetur edhe personin që u filmua duke urinuar pranë memorialit të PC Keith Palmer, i cili u vra gjatë sulmit terrorist në Westminstër, në 2017-ën.

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Shefi i Policisë Bas Javid ka reaguar për gjestin duke thënë: ‘Një imazh i neveritshëm po qarkullon në mediat sociale ku një burrë shfaqet duke urinuar në memorialin e PC Palmer. Kemi nisur hetimin dhe do marrim masat’.

Foto/ 100 të arrestuar në Londër pas protestës së

Vrasja e George Floyd nga një oficer në Minnesota të Amerikës ka ngjallur protesta në disa vende të botës. Dje protestat u mbajtën në Francë, në Holandë, në Pragë, në Republikën Çeke etj.