Lajme nga Bota

Flasim për miliarda? Elon Musk kalon Bill Gates, ja pasuria e të dyve tani

Flasim për miliarda? Elon Musk kalon Bill Gates, ja pasuria e të dyve

Bill Gates nuk është më i pasuri i dytë në botë. Vendin e tij e ka zënë Elon Musk. Pasuria e themeluesit të Tesla, ka pësuar një rritje të shpejtë, dhe sipas raportit të Bloomberg, ai tani ka 127.9 miliardë dollarë, duke e renditur në vendin e dytë pas CEO-s ë Amazon, Jeff Bezos i cili ka një pasuri prej 182 miliard dollarësh.
 
Në kohët e fundit, Elon Musk përmes aksioneve të Tesla-s ka mbledhur 7.2 miliardë duke e ngritur me një pozicion në renditjen e më të pasurve të botës. 49 vjeçari ishte rreth 8 miliardë dollarë prapa Bill Gates, dhe duket se pandemia nuk ishte dhe aq goditës ekonomikisht për të.

Indeksi i Bloomberg për miliarderët tregon se në muajin janar, Musk ishte në vendin e 35-të, por vlera neto e sipërmarrësit është rritur, për shkak të çmimit të aksioneve të Tesla me mbi 100 miliard dollarë.

Flasim për miliarda? Elon Musk kalon Bill Gates, ja pasuria e të dyve

Tesla aktualisht ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë, tani me vlerë 500 miliardë dollarë. Përveç drejtimit të Space X dhe Tesla, Musk është shumë i përfshirë në biznesin e pasurive të patundshme duke zotëruar dhe shitur prona të shumta dhe shtëpi.

Ngjashëm me Gates dhe manjatin e biznesit Warren Buffet, Musk nënshkroi Giving Pledge në 2012 dhe premtoi se do të dhuronte para për kauza bamirësie. Ai i ka dhënë 10 milion dollarë Institutit të së Ardhmes së Jetës. Miliarderi gjithashtu ka fondacionin e tij për bamirësi, Fondacionin Musk, të cilit i ka dhuruar aksione në vlerë miliona dollarë nga Tesla-s.

*Artikulli i marrë nga Metro, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.