Lajme nga Bota

Fjalimi për legjislaturën e re të parlamentit! Dalja e parë publike e Mbretëreshës pas vdekjes së Princit Philip

Fjalimi për legjislaturën e re të parlamentit! Dalja e parë

Daljen e saj të parë publike pas vdekjes së Princit Philip ka bërë ditën e sotme Mbretëresha Elizabet II, e cila adresoi Dhomën e Lordëve për shpalljen e fillimit të punës për legjislaturën e re dhe prezantimin e prioriteteve të qeverisë përgjatë saj.

95-vjeçarja shoqërohej nga trashëgimtari i fronit, Princi Charles dhe bashkëshorja e tij Dukesha Kamala. Ajo është ulur e vetme në fron, teksa vendi që tipikisht ishte rezervuar për bashkëshortin për më shumë se gjysëm-shekulli nuk gjendej në sallë.

Për herë të dytë përgjatë mbretërimit të saj, Elizabeta II ka zgjedhur të mos mbajë në kokë kurorën e monarkisë teksa adresonte Dhomën e Lordëve. Kurora e cila ka mbi 3000 gurë të çmuar është shumë e rëndë dhe për pasojë që pas vitit 2016 sovranja britanike nuk e ka mbajtur për shkak të moshës.

Të gjithë të pranishmit mbajtën maska ndërkohë që Mbretëresha në fjalimin e saj shpalli 30 iniciativat ligjvënëse të qeverisë të cilat kanë të bëjnë me shtimin e masave për të parandaluar emigracionin e jashtëligjshëm si dhe masat ekonomike për rikuperimin pas fundit të pandemisë së koronavirusit.

Tiranapost.al