Lajme nga Bota

Fjalët e fundit të Halyna Hutchins para se të vdiste

Fjalët e fundit të Halyna Hutchins para se të vdiste

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në filmin “Rust” ku aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht për vdekje me armë kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjizorin Joel Souza.

Si ndodhi ngjarja?

Pak sekonda përpara se incidenti të ndodhte, Baldwin u pa duke vendosur dorën mbi një Colt.45 revolver në përgatitje për të filmuar një skenë me shkëmbim zjarri. Ai i tha Hutchins dhe anëtarëve të tjerë të stafit: "Pra, mendoj se do ta heq këtë, do ta tërheq dhe do të shkoj "Bang!", raportoi Los Angeles Times.

Por arma e zjarrit, e cila supozohej të ishte e mbushur me fishekë të rremë që nuk përmbanin barut gjuajti një plumb të vërtetë.

Papritur, ajo që synohej të ishte një pasqyrë e shpejtë e mënyrës sesi do të filmohej skena, u kthye në një tragjedi.

"Çfarë ndodhi?" dëgjohej Baldwin të bërtiste, raporton Times.

Sipas Times, Hutchins, e cila u godit drejtpërdrejt nga plumbi, ra në krahët e kryeelektricistit teksa gjaku i rridhte nga gjoksi. Pas saj u rrëzua Souza, e cila u godit në shpatull pasi plumbi përshkoi trupin e Hutchin dhe bërtiti: "Çfarë ishte kjo? Kjo djeg!"

Disa anëtarë të stafit vrapuan furishëm drejt Hutching duke kërkuar ndihmë mjekësore dhe duke u përpjekur të ndalonin gjakderdhjen. Raporti i Times tha se një operator zëri kujtoi se po shikonte në sytë e saj, ndërsa kineastja mund të dëgjohej duke thënë: "Kjo nuk ishte mirë. Kjo nuk ishte aspak mirë."

Fjalët e 42-vjeçares Hutchins u rrëfyen nga intervistat e Los Angeles Times me 14 anëtarë të stafit të Rust, së bashku me regjistrimet nga Santa Fe County, lejet e filmit Santa Fe, dhe emailet, mesazhet me tekst dhe komunikimet e brendshme nga prodhimi i filmit.

Tiranapost.al.Z.B