Lajme nga Bota

Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid: Masat që pritet të merren nga 8 marsi

Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid:

Finlanda ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës me koronavirusin. Kjo pasohet me urdhrin për të mbyllur lokalet dhe restorantet për një periudhë prej 3 javësh.

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin paralajmëroi se masat mund të përfshijnë edhe kufizimin e lëvizjeve të banorëve.

Duke deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria finlandeze mund të përdorë kushtet në kushtetutë për të mbyllur baret dhe për të ndaluar darkën në restorante për një periudhë tre-javore duke filluar nga 8 Marsi. Qeveria gjthashtu po përgatit një paketë ndihme për bizneset e prekura.

Numri dhe incidenca e infeksioneve të shkaktuara nga koronavirusi janë rritur me shpejtësi gjatë shkurtit. Ekspertët finlandezë ndanë shqetësimet se mutacionet mund të vënë nën 'tension' sistemin e kujdesit shëndetësor.

Vendi nordik ka raportuar më shumë se 56,000 të infektuar dhe 742 viktima.

*Tiranapost.al.