Lajme nga Bota

Fëmijët në Holandë janë ndër më të lumturit në botë. Ja çfarë bëjnë prindërit ndryshe

Fëmijët në Holandë janë ndër më të

Fëmijët në Holandë janë ndër më të lumturit në botë, ka sugjeruar një studim dhe ekspertët thonë se mund të ketë një sërë arsyesh pse ndodh kështu.

Një raport i UNICEF-it i publikuar vitin e kaluar zbuloi se fëmijët në Holandë kishin ndjenjën më të lartë të mirëqenies. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët analizoi të dhënat në 41 vende me të ardhura të larta, duke renditur vendet sipas mënyrës se si ata shënuan në mirëqenien mendore të fëmijëve, shëndetin fizik dhe zhvillimin e aftësive akademike dhe sociale.

Holanda u rendit e para me tre rezultatet e mirëqenies, e ndjekur respektivisht nga Danimarka dhe Norvegjia.

Kili, Bullgaria dhe SHBA ishin në fund të listës.

Anita Cleare, autore e “The Working Parent’s Survival Guide”, tha për CNBC se ishte e rëndësishme të kuptonim rolin e faktorëve socio-ekonomikë në ndikimin e lumturisë së fëmijëve. Ajo shpjegoi se nëse një fëmijë plotësohen disa nevoja, gjë që ka më shumë gjasa në një vend të pasur, ka një shans më të madh për të arritur lumturinë.

Cleare tha se një stil i sigurt prindërimi , i cili vendos “kufij të qartë me shumë dashuri dhe ngrohtësi ... është treguar vazhdimisht se lidhet me rezultatet pozitive për fëmijët”.

Përveç kësaj, Cleare tha se turpi mund të jetë vërtet i dëmshëm për fëmijët dhe se holandezët kanë një reputacion për të qenë të hapur për të folur për tema që mund të konsiderohen më të pakëndshme për t’u diskutuar në vende të tjera.

Raporti i UNICEF-it theksoi gjithashtu se jo të gjithë fëmijët që jetojnë në vendet e pasura kanë një fëmijëri të mirë.

“Edhe vendet me kushte të mira sociale, ekonomike dhe mjedisore janë shumë larg arritjes së objektivave të vendosura në Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, tha UNICEF në raport.

Për të luftuar këto mangësi, UNICEF-i u bëri thirrje vendeve me të ardhura të larta të konsultohen me fëmijët se si mund të përmirësohet jeta e tyre dhe të sigurojnë integrimin e politikave për të rritur mirëqenien e tyre. UNICEF rekomandoi gjithashtu që vendet të përshpejtojnë përpjekjet për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si ulja e varfërisë dhe përmirësimi i aksesit në kujdesin ndaj fëmijëve.

Shkollimi jo konkurrues

Cleare tha se holandezët kishin një reputacion për “vlerësimin e diversitetit duke qenë shumë përfshirës”.

Kjo lloj përqasjeje ndaj prindërimit ishte e rëndësishme, tha ajo, duke pasur parasysh se sa shumë presion hasin fëmijët tani si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë social, për sa i përket mediave sociale.

Hulumtimi i UNICEF-it tregoi se 81% e adoleshentëve në Holandë të moshës 15-vjeçare mendonin se ishin në gjendje të bënin miq lehtësisht, që ishte një nga normat më të larta midis 41 vendeve të përfshira në dokument. Ai tregoi gjithashtu se për 15-vjeçarët në vend që kishin një ndjenjë të lartë të përkatësisë shkollore, kënaqësia nga jeta rezultoi të ishte më e larta.

Tiranapost.al