Lajme nga Bota

FBI zbarkon në shtëpinë e Trump në Florida

FBI zbarkon në shtëpinë e Trump në Florida

Agjentët e FBI-së kanë zbarkuar pa paralajmëruar për një kontroll në shtëpinë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ka qenë vetë Donald Trump ai që ka dhënë lajmin duke shpjeguar se shtëpia e tij në Florida është mbushur me agjentë të FBI-së mbrëmjen e djeshme.

“Një grup i madh agjentësh të FBI-së kryen një bastisje të paparalajmëruar në rezidencën time në Mar-a-Lago në Palm Beach”, tha ish-presidenti amerikan në një deklaratë.

Kërkimi nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) thuhet se lidhet me kërkimin e disa dokumenteve.

FBI zbarkon në shtëpinë e Trump në Florida

Duke shkruar në kanalin e tij të mediave sociale të hënën në mbrëmje, Trump e përshkroi masën e FBI-së si 'të pa nevojshme ose të përshtatshme', duke shtuar se ai kishte bashkëpunuar me autoritetet.

“Kanë ardhur kohë të errëta për kombin tonë”, thuhej në deklaratën e tij.

FBI dyshon se Trump ka marrë nga Shtëpia e Bardhë disa dokumente dhe i ka çuar në shtëpinë e tij në Florida. Dokumentet thuhet se lidhen me zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në të cilat mbështetësit e Trump sulmuan Shtëpinë e Bardhë.

“Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e brishta, të botës së tretë. Mjerisht, Amerika është bërë tani një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më pare. Ata hynë edhe në kasafortën time”, tha Trump.

Djali i ish-presidentit, Eric Trump, tha për Fox News se kërkimi i FBI-së lidhej me një hetim për trajtimin e Arkivave Kombëtare të SHBA-së.