Lajme nga Bota

FBI po i heton të shtënat e djeshme si tentativë për vrasjen e Trump. Kush është i arrestuari që e shante në rrjete sociale

FBI po i heton të shtënat e djeshme si tentativë për vrasjen

FBI tha se 'po heton atë që duket të jetë një tentativë për vrasjen' e Donald Trump, në klubin e tij të golfit, në Florida. Trump nuk u dëmtua nga të shtënat, por sipas FBI ai ka qenë objektivi.

Shërbimi Sekret kishte parë një tytë pushke që dilte nga një gardh dhe agjentët qëlluan mbi një burrë që ndodhej në shkurre përgjatë perimetrit. I dyshuari arriti në largohej dhe më pas automjeti i tij u ndalua në autostradë.

FBI po i heton të shtënat e djeshme si tentativë për vrasjen
Ryan Wesley Routh

Personi i arrestuar është Ryan Wesley Routh dhe zotëron një kompani të vogël ndërtimi në Haëaii. Ai e kishte kritikuar Trump-in disa herë në mediat sociale.

Forcat e rendit gjetën një pushkë të stilit AK-47 në makinën e tij, një kamerë GoPro dhe çantën e shpinës ku mbante armatimet.