Lajme nga Bota

Fauci thotë se do të pranonte të gjitha vaksinat, por tregon se kë preferon më tepër

Fauci thotë se do të pranonte të gjitha vaksinat, por tregon se

Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci në një deklaratë për mediat amerikane ditën e sotme ka thënë se do të rekomandonte që të tre llojet e vaksinës të prodhuara në Amerikë dhe do i përdorte edhe për vete në rast se do i jepej mundësia.

Megjithatë, Fauci është shprehur më optimist për vaksinën më të fundit që ka marrë autorizimin nga dikatesteti shëndetësor federal Johnson & Johnson. Kjo e fundit është duke prodhuar masivisht një vaksinë që do të administristohet vetëm me një dozë.

“Që të tre vaksinat e prodhuara në SHBA janë efektive dhe njerëzit duhet të marrin atë që iu është e disponueshme. Në rast se do të shkoja në një qendër vaksinimi dhe do të kishin atë të kompanisë J&J do e merrja pa asnjë lloj hezitimi”- ka thënë Fauci.

Pritet që kompania Johnson & Johnson të mund të prodhojë 100 milion doza deri në Qershor. Sipas provave paraprake me një numër testi prej 40,000 personash (më e larta ndër vaksinat e aprovuara), efektueshmëria e kësaj vaksine është më e lartë se 90%.

Tiranapost.al