Lajme nga Bota

Çfarë tha Macron që është zemëruar bota myslimane? Erdogan me gjuhë të ashpër ndaj tij dhe BE

Çfarë tha Macron që është zemëruar bota

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për bojkot të mallrave franceze, dhe e ka krahasuar trajtimin nga Europa të myslimanëve me mënyrën se si u trajtuan hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore.

Në një fjalim të ashpër të mbajtur sot në Ankara, presidenti turk tha: ‘Jeni tamam fashistë, dhe keni lidhje me zinxhirin e nazizmit. Myslimanët tani i nënshtrohen një fushate të ngjashme me atë kundër hebrenjve në Evropë para Luftës së Dytë Botërore.'

Tensionet mes Erdogan dhe Macron u rritën pasi pak ditë pas sulmit të mësuesit në Francë të cilit iu pre koka nga një i ashtuquajtur terrorist pasi iu tregoi karikatura të profetit Muhamed nxnënësve të tij, Macron akuzoi islamikët si: Vjedhës të së ardhmes tonë! Ndërsa Erdogan iu përgjigj duke thënë se presidenti francez ka nevojë për vlerësim të gjendjes mendore. Macron pas kësaj deklarate tërhoqi ambasadorin francez në Turqi.

Presidenti francez njoftoi mbylljen e një organizate pro-Hamasit, arrestimin e shtatë personave të lidhur me vrasjen e mësuesit dhe ka njoftuar se do të mbyllë dhjetëra shoqata myslimane dhe dëbimin e 231 personave që pretendohet të kenë lidhje ekstremiste.

Çfarë tha Macron që është zemëruar bota

Deklaratat e Macron ka nxitur nervozizëm në botën islamike.

Pas një fundjave sulmesh verbale kundër Macron, Erdogan u bëri thirrje sot liderëve europianë që të vendosin dhe t'i japin fund asaj që ai e quajti axhendën 'anti-Islam' të Macron.

Kryeministri Pakistanez Imran Khan ka kërkuar që ambasadori francez ti shkojë në zyrë dhe ti japë shpjegime për deklaratat e presidentit.

Çfarë tha Macron që është zemëruar bota

Ndërkaq, në Katar dhe në Kuvajt, ka nisur bojkoti i mallrave franceze në supermarket, me thirrje që edhe vendet e tjera islamike të bëjnë të njëjtën gjë.

Çfarë tha Macron që është zemëruar bota