Lajme nga Bota

Çfarë shkruhej në letrën që Biden i la Trump-it në zyrë

Çfarë shkruhej në letrën që Biden i la Trump-it

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar përmbajtjen e letrës që Joe Biden i kishte lënë në Zyrën Ovale.

“I nderuari President Trump

Ndërsa i jap lamtumirën këtij shërbimi të shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirën për katër vitet e ardhshme. Populli amerikan – dhe njerëzit në mbarë botën – shikojnë nga kjo shtëpi për qëndrueshmëri gjatë stuhive të pashmangshme të historisë, dhe kjo është Lutja ime që vitet në vijim të jenë një kohë prosperiteti, paqeje dhe hiri për kombin tonë, Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe drejtuar vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë”, thuhet në letrën e Biden.

Trump e gjeti letrën – një zarf të bardhë me numër 47 – kur gazetari Peter Ducey e pyeti të hënën nëse Biden i kishte lënë një letër.

“Faleminderit, Peter. Mund të kishin kaluar vite përpara se ta gjeja”, shtoi Trump.

Trump tha se përmbajtja e letrës ishte shumë e bukur.