Lajme nga Bota

Çfarë i mungon një njeriu në burg, përveç lirisë? Letrat e Navalny-t zbulojnë gjërat që në përditshmëri na duken pa vlerë

“Të gjithë mendojnë se kam nevojë për fjalë patetike dhe zemërthyese. Por mua në fakt më mungon vërtet përditshmëria – lajmet për jetën, ushqimin, rrogën dhe thashethemet”, shkruante Navalny.

Çfarë i mungon një njeriu në burg, përveç

Çfarë i mungon një njeriu në burg, përveç lirisë? Izolimi, familja, shëtitjet në natyrë, rutina këto janë më të rëndësishmet që i hiqen një njeriu në burg. Po nuk janë të vetmet. Kryeopozitari rus, kundërshtari kryesor i Putin, Alexey Navalny, që vdiq teksa vuante një dënim në burg, dërgonte shpesh letra prej qelisë.

Me 15 kilogramë më pak, me shërbim shëndetësor të munguar, dentar e ndoshta edhe herë ngrënë e herë pa ngrënë, Navalny nuk e humbi kurrë qartësinë e mendjes.

Gazetari rus Ilya Krasilshchik, i cili jeton në Gjermani, ka shkëmbyer shumë letra me Navalny. Disa ishin për kushtet e burgut. Por shumë ishin për gjëra të përditshme, si thashethemet, librat dhe ushqimin.

Çfarë i mungon një njeriu në burg, përveç

Çfarë i mungonte shkruar me fjalët e tij (shkëputur në një nga letrat)

“Të gjithë mendojnë se kam nevojë për fjalë patetike dhe zemërthyese. Por mua në fakt më mungon vërtet përditshmëria – lajmet për jetën, ushqimin, rrogën dhe thashethemet”, shkruante Navalny.

“Nga këndvështrimi im, nga ajo që ishte në letrat e tij, ai nuk ishte në depresion. Ai ishte vërtet optimist. Aty e kishte të vështirë, me siguri, por asnjëherë nuk foli për ndonjë problem që kishte. Dhe kishte shumë. Është e vështirë të jesh në një burg rus dhe ishte shumë më e vështirë për të sesa për çdo të burgosur mesatar. Por ai donte të fliste për çdo gjë - për letërsinë, për qytetin ku jetoj, për njerëzit që takoja. Nga letrat e tij, duket qartë se ai e donte jetën. Dhe ai e donte jetën në shumë mënyra. Dhe ai dinte aq shumë. Ai njihte kaq shumë njerëz. Ai pa kaq shumë gjëra. Ai kishte kaq shumë mendime.

I mungonin lajmet nga liria. Informacione të thjeshta, çfarë ke bërë dje? Çfarë ke ngrënë dje? Kë ke takuar dje? Gjërat më normale të jetës. Gjëra që kur i dëgjon të bëjnë të kuptosh që je ende gjallë. Ishte shumë e rëndësishme kjo për ty dhe sidomos sepse jetonte në një vend të kalbur”, thotë gazetari.