Lajme nga Bota

Familja Mbretërore Britanike do të strehojë refugjatët ukrainas

Familja Mbretërore Britanike do të strehojë refugjatët

Familja mbretërore Britanike ka ofruar strehim për refugjatët ukrainas.

“Ne po i ndihmojmë në disa mënyra, por nuk do të komentojmë më tej”, tha një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.

Kontributi i familjes mbretërore për të ndihmuar refugjatët ukrainas vjen pas një sërë donacionesh me një shumë prej 300 milionë paund për ukrainasit.

53,800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anë të skemave të vizave të krijuara posaçërisht për ta.