Lajme nga Bota

Erdogan shpall ‘non grata’ ambasadorin amerikan dhe atë gjerman bashkë me 8 të tjerë

Erdogan shpall ‘non grata’ ambasadorin amerikan dhe atë gjerman

Ambasadorët nga 10 vende që bënë thirrje për lirimin e aktivistit turk Osman Kavala do të shpallen 'persona non grata', deklaroi sot Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Kam urdhëruar ministrin tonë të jashtëm që t'i shpallë këta 10 ambasadorë si persona non grata sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan, duke iu referuar një termi diplomatik që nënkupton hapin e parë para dëbimit të këtyre ambasadorëve nga territori turk.

Do të shpallen "non grata" 10 ambasadorët perëndimorë në Turqi, të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë.

Të gjithë këta ambasadorë kanë nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit kundër Erdogan, Osman Kavala.

Kavala ndodhet në burg që prej 2017-ës, i akuzuar për financim të protestave dhe pjesëmarrje në një grusht shteti të dështuar.