Lajme nga Bota

Erdogan pas sulmit në Stamboll: Ishte grua ajo që shpërtheu bombën. Autorët do dënohen!

Erdogan pas sulmit në Stamboll: Ishte grua ajo që shpërtheu

Një shpërthim në një bulevard në Stamboll sot mori 6 jetë njerëzish dhe plagosi rëndë më shumë se 50 të tjerë.

Presidenti Erdogan e quajti një 'sulm të poshtër' dhe tha: “Mund të bëjmë gabim nëse themi me siguri se ky është sulm terrorist, por sipas shenjave të para... kështu duket. Ne besojmë se është një akt terrorist i kryer nga një sulmues. Mendohet se ka qenë një grua që ka shpërthyer bombën”, tha Erdogan, duke theksuar se ata që e organizuan do të dënohen.