Lajme nga Bota

Erdogan sulmon sërish Izraelin: Shtet i terrorizmit që ndërtohet me gjak, një ditë do i vijë radha

Erdogan sulmon sërish Izraelin: Shtet i terrorizmit që ndërtohet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka sulmuar sërish shtetin e Izraelit mbrëmjen e djeshme gjatë një fjalimi të mbajtur nga presidenca. Ai e ka cilësuar shtetin hebre një shtet “terrorist që ka kaluar çdo kufi të së pranueshmes” duke shtuar se Turqia do të ndërhyjë nëse abuzimi me të drejtat e njeriut vazhdon.

“Nuk ndihemi mirë dhe nuk do të pranojnë dhunën e Izraelit përkundrejt Palestinës. Edhe sikur një pjesë e madhe e botës të injorojë faktet, nuk i injorojmë ne. Ashtu siç nuk lejuam të krijohej shtet terrorist në kufirin tonë me Sirinë (duke iu referuar ISIS), sot jemi kategorikisht përballë atyre që ngrenë dorën mbi xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem. Është detyrë nderi për të gjithë njerëzimin që të qëndrojë kundër sulmit të Izraelit ndaj qyteteve palestineze. Të gjithë e kemi në duart tona gjakun që është derdhur nga Irzaeli, me heshtjen tonë ose me përkrahjen e hapur ndaj veprimeve të pabesa. Por, ta dini se një ditë do u vijë radha. Ky shtet terrorist që tenton të plaçkitë një qytet si Jerusalemi ku ndodhen vendet e shenjta të myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve, ka kaluar tashmë çdo kufi. I bëjmë thirrje çdo shteti që pavarësisht bindjeve dhe interesave të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”- ka thënë me tone të ashpra presidenti turk Erdogan.

Kujtojmë se përpara dy ditësh, djali i kryeministrit izraelit Netanjahu me anë të një statusi në rrjetet sociale ka thënëse turqit nuk mund t’i japin leksione askujt për genocide, sepse e kanë ndërtuar shtetin duke masakruar grekët dhe armenët dhe ka shtuar se vetë Stambolli nuk i përket.

Tiranapost.al