Lajme nga Bota

Erdogan sulmon Izraelin pas përplasjeve me palestinezët: Shtet terrorist, do të ketë shpagim

Erdogan sulmon Izraelin pas përplasjeve me palestinezët: Shtet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar përgjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara për përplasjen mes forcave të rendit izraelit dhe palestinezëve që ishin mbledhur në xhaminë e qytetit Al-Aqsab për muajin e Ramazanit.

“Shtet terrorist” e ka konsideruar Erdogan Izraelin pas dhunës që ka lënë më shumë se 200 të plagosur dhe nuk ka hezituar të kërcënojë shtetin e drejtuar nga Benjamin Netanjahu:

“Izraeli, ky shteti i paturp terrorist, sulmon në mënyrë të egër dhe të pamoralshme myslimanët e Jeruzalemit që nuk kanë tjetër shqetësim veçse të mbrojnë shtëpitë e tyre, atdheun e tyre shekullor dhe vlerat e tyre të shenjta. Do vijë dita që do ketë shpagim”- ka thënë mes të tjerash Erdogan në fjalimin e mbajtur në Ankara.

Tiranapost.al