Lajme nga Bota

Erdogan: Finlanda dhe Suedia strehojnë terroristë

Erdogan: Finlanda dhe Suedia strehojnë terroristë

Pas kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n të gjitha vendet anëtare të organizatës ushtarake e përkrahën këtë lëvizje, përveç Turqisë. Presidenti turk jo vetëm që ishte kundra, por i akuzoi të dyja vendet se po strehonin terroristë.

Sot në parlament Erdogan u ka bërë “një ofertë” të dy vendeve për të mos vendosur veton me kusht që të ekstradojnë të dyshuarit për terrorisëm.

“Ne u kërkuam atyre që të ekstradojnë 30 terroristë, por ata refuzuan ta bëjnë këtë. Ekstradoni terroristët tek ne dhe pastaj kërkoni nga ne mbështetjen tonë për anëtarësimin tuaj në NATO”, tha Erdogan.