Lajme nga Bota

Enrico Letta pas humbjes jep dorëheqjen: S’do kandidoj më për kryetar

Enrico Letta pas humbjes jep dorëheqjen: S’do kandidoj më

Enrico Letta ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike në Itali, pas humbjes së zgjedhjeve ndaj koalicionit të së djathtës ekstreme të udhëhequr nga Giorgia Meloni.

Në një deklaratë për mediat Enrico Leta u shpreh: Na presin ditë të vështira për Italinë. Nëse erdhëm në qeverinë Meloni kjo është për shkak të Giuseppe Contes, i cili rrëzoi qeverinë dhe ishte shkas. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha forcat dhe nuk do të lejojmë që Italia të shkëputet nga vlerat evropiane dhe nga elementet e thella të Kushtetutës. Rezultati? I pakënaqshëm. Ne u përpoqëm, por nuk mjaftoi. Kemi nevojë për një PD të re. Nuk do të kandidoj më për kryetar.