Lajme nga Bota

Elon Musk, më i pasuri në botë zbulon për herë të parë nga se vuan

Elon Musk, më i pasuri në botë zbulon për herë të

Elon Musk, aktualisht njeriu më i pasur në botë ka zbuluar se vuan nga sindroma e Asperger. Mbrëmë ai i ishte i ftuar për të debutuar në Saturday Night Live. Elon Musk tha se po bën historinë pasi është hera e parë që debuton një person me çrregullimin neuro-zhvillimor: Ose të paktën jam i pari që e pranoj!

Elon Musk tha:

'Është nder për mua që debutoj në Saturday Night Live, dua ta pranoj këtë. Gjithmonë kam pasur shumë ndryshime intonative teksa flas, gjë që më është thënë se e bën një komedi të shkëlqyer. Në fakt sonte po bëj historinë pasi jam i personi i parë me Asperger që debuton në SNL. Ose të paktën jam i pari që e pranoj'.

Elon Musk, më i pasuri në botë zbulon për herë të

Sindromi Asperger është një ndër çrregullimet neuro-zhvillimore i cili ka efekt mbi sjelljen e një individi, komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror. Asperger është pjesë e çregullimeve zhvillimore të spektrit të autizmit. Individët me sindromën Asperger zakonisht kanë inteligjencë normale mbi mesataren, por gjithashtu kanë vështirësi në ndërveprimet shoqërore dhe shpesh kanë interesa në tema të veçanta.

Sindromi i Aspergerit është emëruar në nder të Dr. Hans Asperger një pediatër austriak, i cili ishte i pari që përshkroi gjendjen.

Sindroma Asperger nuk mund të kurohet. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë këta njerëz të prekur që të krijojnë ndërveprime sociale, të arrijnë potencialin e tyre dhe të bëjnë një jetë produktive.

*Tiranapost.al.