Elon Musk përkrah marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët
E Martë 12 Nëntor 2024, 14:22
TiranaPost
Elon Musk është përfshirë në debatin e Italisë rreth dërgimit të emigrantëve në Shqipëri.
“Këta gjyqtarë duhet të ikin”, shkruan Musk poshtë një shkrimi të lajmin të mediave mbi bllokimin që Gjykata Italiane i ka bërë kësaj çështjeve dhe anulimin e tranferimit të emigrantëve në Shqipëri.
Mbështetja e Elon Musk për të djathtën italiane, të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe aleatët e saj, nuk është vetëm virtuale. Në dhjetorin e kaluar, ai mori pjesë në festën e organizuar nga të rinjtë e partisë Fratelli d’Italia.