Lajme nga Bota

Eksperti britanik: Gripi i këtij dimri, problem më i madh se Covid!?

Eksperti britanik: Gripi i këtij dimri, problem më i madh se Covid!?

Eksperti Anthony Harnden, nënkryetari i Komitetit Këshillues qeveritar për vaksinimin ka paralajmëruar se gripi i dimrit të ardhshëm mund të jetë një problem potencialisht më i madh sesa Covid.

Pse?

Eksperti thotë se me një prevalencë shumë të ulët për shkak të bllokimeve, imuniteti ndaj gripit në popullsi ka rënë dhe kjo do të thotë se kur të kthehet sezoni i këtij virusi "do të na sulmojë më ashpër".

Eksperti britanik: Gripi i këtij dimri, problem më i madh se Covid!?

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të vaksinohen ndaj Covid, që në dimër të paktën të jenë të mbrojtur ndaj Covid në rast të ndonjë virusi tjetë si ai i gripit dhe të ftohjes.

Edhe për të rinjtë të moshës 18 vjeç ai ka sugjeruar që të vaksinohen me të dyja dozat.

"Ne duhet të mendojmë me shumë kujdes se cilat janë përfitimet edhe për vetë fëmijët".

Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymarjes.Më së shumti ka ndikim tek fëmijët dhe të moshuarit.

*Tiranapost.al.