Lajme nga Bota

Efekti Trump! Bitcion arrin vlerën mbi 109 mijë dollarë

Efekti Trump! Bitcion arrin vlerën mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin arriti çmimin më të lartë që nga krijimi i kriptomonedhës, me një vlerë prej 109,241 dollarësh përpara ceremonisë së inaugurimit të Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor, me bitcoin që kaloi 100,000 dollarë për herë të parë në fillim të dhjetorit.

Pavarësisht se dikur i kishte quajtur kriptovalutat një “mashtrim”, Trump ndryshoi qëndrimin e tij dhe ishte një avokat mbrojtës i tyre gjatë fushatës së tij zgjedhore.