Lajme nga Bota

E quan veten “lajmëtar i zotit”. Kush është autori që vrau 5 njerëz me shigjeta në Norvegji

E quan veten “lajmëtar i zotit”. Kush është autori

Espen Andersen Brathen është autori i vrasjes së 5 personave në Kongsberg të Norvegjisë duke përdorur harkun dhe shigjeta.

Viktimat përfshijnë 4 gra dhe një burrë, gjithashtu gjatë sulmit janë plagosur dhe shumë persona të tjerë.

Ai u arrestua gjysëm ore pas sulmit që tronditi qytetin norvegjez.

Çfarë dimë deri tani për autorin?

Policia njofton se 37 vjeçari Brathen është shtetas danez dhe është marrë në pyetje edhe më parë pas deklaratave se ishte një "lajmëtar i zotit". 37-vjeçari kishte mendore, përdorte drogë dhe ishte ndarë nga familja e tij, sipas raportimeve të mediave.

Në 2020 "sulmuesi terrorist" u mor në pyetje nga policia jashtë shtëpisë së tij tre vjet pasi ngarkoi një video paralajmëruese në të cilën ai e quajti veten “ lajmëtar i zotit" dhe deklaroi: 'Dëshmoni se unë jam mysliman'.

E quan veten “lajmëtar i zotit”. Kush është autori

Fotografia më sipër, është bërë në gusht 2020 nga një fqinj nervoz dhe tregon Espen Andersen Brathen jashtë shtëpisë së tij në Kongsberg me dy oficerë.

Fotografia doli në të njëjtën kohë me një video të vjetër në YouTube, të cilën Brathen e ngarkoi në faqe në vitin 2017 dhe thotë: 'Unë jam lajmëtar i zotit dhe vij me një paralajmërim'.

Brathen tani është në paraburgim, pasi rrëfeu se ka vrarë katër gra dhe një burrë, të gjithë të moshës 50 deri në 70 vjeç, dhe plagosi tre të tjerë gjatë një sulmi gjysmë ore në qytetin Kongsberg.

Policia thotë se ai është një mysliman i konvertuar dhe e përshkroi sulmin si 'një akt terrorist'.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Tiranapost.al