Lajme nga Bota

Dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë në gjyqin për krime lufte në Ukrainë

Dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë në gjyqin për krime

Dy ushtarë rus janë deklaruar fajtorë për krime lufte në Ukrainë. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov janë dënuar me 12 vite burgim nga gjykata.

Prokurorët thanë se bombardimet shkatërruan një institucion arsimor në Derhaçi.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam në Ukrainë”, tha Bobikin në gjykatë.

Ndërsa Ivanov tha: “Pendohem dhe kërkoj ulje të dënimit”.

Një gjykatë ukrainase dënoi një ushtar rus me burgim të përjetshëm të hënën për vrasjen e një civili të paarmatosur. Rusia tha se nuk kishte informacion në lidhje me gjyqin dhe se mungesa e një misioni diplomatik në Ukrainë kufizoi aftësinë e saj për të ofruar ndihmë ligjore.