Dy librat që Erdogan i bëri dhuratë Elon Musk

E Hënë 18 Shtator 2023, 13:42
TiranaPost
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar një takim edhe me Elon Musk, themeluesin e Tesla dhe SpaceX.
Erdogan i kërkoi Musk që të bëjë të mundur hapjen e fabrikës së shtatë të “Teslas” në shtetin turk.
Pas takimit, kreu i shtetit turk, i dhuroi Musk dy libra, titujt e të cilëve janë zbuluar nga mediat turke. Bëhet fjalë për librat: “UN Reform: A New Approach to International Cooperation”, i shkruar nga Drejtoria e Komunikimit në Turqi dhe “A Fairer Ëorld is Possible”, i shkruar nga vetë Erdogan.
Erdogan ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.