Lajme nga Bota

Duhet kurajo për t’u martuar! Në momente të vështira mos u dorëzoni, por vazhdoni dhe rizbuloni dashurinë

Duhet kurajo për t’u martuar! Në momente të vështira

Duhet guxim për t’u martuar! Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë meshës me rastin e Takimit Botëror të Familjeve.

“Dashuria familjare i shtyn dhe i mëson fëmijët të fluturojnë. Ajo nuk është posesive, është gjithmonë e lirë. Dhe pastaj në momente të vështira, në kriza, të gjitha familjet kanë krizë, ju lutem, mos merrni rrugën e lehtë, ‘do të kthehem te nëna ime’, jo, vazhdo me guxim. Do të ketë momente të vështira, vazhdoni gjithmonë dhe rizbuloni dashurinë”, shton Papa.

“Familja është vendi i takimit, i ndarjes, i daljes nga vetvetja për të mirëpritur tjetrin dhe për të qenë pranë tij. Është vendi i parë ku njeriu mëson të dashurojë, por që ashtu siç pohojmë bukurinë e Familjes, e ndjejmë më shumë se kurrë se duhet ta mbrojmë, të mos lejojmë që ajo të ndotet nga helmet e egoizmit, individualizmit, kulturës së indiferencës dhe shpërdorimit, e kështu të humbasë ‘ADN’ e saj. Mjaft me prindër të shqetësuar dhe tepër mbrojtës, që kapin krahët e fëmijëve të tyre, duke i ruajtur ata nga çdo shqetësim dhe vuajtje minimale. Nuk ka asgjë më inkurajuese për fëmijët sesa t’i shohin prindërit e tyre të jetojnë martesën dhe familjen si një mision, me besnikëri dhe durim, pavarësisht vështirësive, momenteve të trishtuara dhe sprovave”.