Duartrokitjet në parlamentin britanik për deputetin që u rikthye në punë pasi humbi duart dhe këmbët
E Enjte 23 Maj 2024, 13:12
TiranaPost
Dhoma Britanike e Komunave nderoi Craig Mackinlay, një deputet konservator, i cili u kthye në punë pesë muaj pasi iu prenë gjymtyrët.
Me proteza ai hyri në sallën ku kolegët i thyen rregullat, i harruan për pak debatet politike dhe pritën Mackinlay me duartrokitje të gjata.
Shkak për apuntimin e gjymtyrëve u bë sepsa, një infeksion potencialisht fatal.
Craig është 57 vjeç, është i martuar dhe ka një vajzë.