Lajme nga Bota

Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Austri: Jam i rraskapitur nga kjo pandemi

Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Austri: Jam i

Rudolf Anschober, 60 vjeç i cili u emërua ministër i Shëndetësisë Janarin e kaluar në Austri thotë se ndihet i rraskapitur nga puna e tij për përballimin me situatën e koronavirusit: Kam patur probleme të vazhdueshme shëndetësore nga mbingarkesa e punës!

Me këtë arsyetim ai njoftoi sot dorëheqjen nga posti. Anschober i cili njihet si politikani me tone të buta dhe i qetë, ka qenë një nga fytyrat kryesore të menaxhimit me situatën e pandemisë, ku ka marrë jo pak herë vlerësime.

Anschober tregoi se kishte pësuar në dy momente probleme shëndetësore për shkak të lodhjes në punë, me presion të lartë të gjakut dhe zhurma të veshëve: Nuk jam ndjerë i aftë për punë prej disa javësh dhe mjekët më kanë këshilluar të bëj pushim.Në krizën më të rëndë shëndetësore, vendi ka nevojë për një ministër shëndetësor i cili është 100% i aftë. Unë nuk jam për momentin dhe nuk do të jem në javët në vijim. Kjo pandemi nuk bën pushime, kështu që një ministër i shëndetësisë nuk mund të bëjë pushim".

Austria ishte një nga vendet e para në Evropën perëndimore që urdhëroi përdorimin e maskave vitin e kaluar dhe ishte në gjendje të lehtësonte bllokimin e saj të parë më shpejt. Ashtu si disa vende të tjera evropiane, Austria ka luftuar për të gjetur një linjë të qëndrueshme që nga vjeshta e kaluar për të kontrolluar pandeminë. Pavarësisht masave, Austria ka aktualisht një normë infeksioni dukshëm më të lartë se sa Gjermania fqinje.

"Në tërësi, unë mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Në një pandemi askush nuk është i pagabueshëm. Të gjithë bëjnë gabime. ... Ne ishim në një territor të panjohur”, thotë ish ministri. Ende nuk dihet se kush do zërë vendin e tij.

*Tiranapost.al.