Donald Trump mendon se Alec Baldwin e ka vrarë qëllimisht kineasten dhe liston arsyet përse

E Hënë 8 Nëntor 2021, 08:46
TiranaPost
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë opinionin e tij mbi ngjarjen tragjike në sheshxhirim ku aktori Alec Baldwin vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin.
“Ai është një djalë problematik. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam vënë re prej vitesh. Ai zihet me gazetarët. Për mendimin tim këtu ka vend për dyshim. Si mund ta marrësh një armë dhe të tërheqësh këmbëzën e t`ia drejtosh dikujt? Pavarësisht nëse është e mbushur apo jo? Dhe mbi të gjitha si e drejton atë tek dikush që nuk është as aktore në film?”, tha Trump.
Ka një armiqësi të fshehtë, ose mbase dhe jo aq të fshehtë mes aktorit dhe ish-presidentit. Alec Baldëin e ka imituar vazhdimisht Trump në Saturday Night Show.