Lajme nga Bota

Djali minoren i politikanes polake vret veten pasi mediat zbuluan se ishte viktimë e pedofilisë

Djali minoren i politikanes polake vret veten pasi mediat zbuluan se ishte

Partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, është vënë nën kritika për vdekjen e djalit 15-vjeçar i një deputeteje të opozitës, i cili vrau veten pasi një raport nga një radio shtetërore e identifikoi atë si viktimë të një pedofili.

Adoleshenti i mori jetën vetes disa javë pasi një raport mbi pedofilin e dënuar, zbuloi detaje rreth viktimave që bënë të mundur identifikimin e tij.

Raporti nga mediat zbuloi moshën e të miturve dhe se njëri ishte fëmija i një deputeteje. Gjithashtu njoftoi se i dënuari, gjyqi i të cilit në 2021 ishte i mbyllur për publikun për të mbrojtur viktimat e tij, është një ish-anëtar i Platformës Qytetare dhe një kandidat për zgjedhje dhe aktivist LGBT.

Historia, e cila u raportua gjerësisht nga media të tjera shtetërore, shkaktoi një bujë në Poloni, me mbështetësit e opozitës që pretenduan se partia nacional-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) e orkestroi atë për përfitime politike, dhe ishte të paktën pjesërisht përgjegjëse për vdekjen.