Lajme nga Bota

Ditë e trishtë në Britani: Kombi i parë europian që tejkalon numrin e viktimave nga Covid, flasin ekspertët

Ditë e trishtë në Britani: Kombi i parë europian që

Më shumë se 100 mijë njerëz kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Britani. 1.631 viktima janë regjistruar brenda 28 ditëve që kur rezultuan pozitivë në testin e koronavirusit dhe u shtruan në spital me simptoma të rënda.

Kjo për fat të keq do të thotë se një total për 100,162 vdekje janë regjistuar në Britani, kombi i parë Europian që kap një shifër të tillë. Britania bëhet vendi i pestë në botë që kalon 100 mijë vdekje, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.

Numri i të infektuarve me virus ka rënë ditët e fundit, por numri i të shtruarve mbetet i lartë, po ashtu dhe numri i pacientëve që ndërrojnë ditë çdo ditë.

Yvonne Doyle, drejtore mjekësore në Shëndetin Publik në Angli, thotë se ky është një moment ku kërkohet kthjelltësi.

"Këto nuk janë vetëm numra. Çdo vdekje është një person i cili ishte anëtar i familjes së dikut, kolegu i dikujt dhe shoku i dikujt. Ky virus ka marrë fatkeqësisht miliona jetë në të gjithë botën, por ne kemi mësuar më shumë për të gjatë vitit të kaluar. Mënyra më e mirë për të ngadalësuar përhapjen është të ndiqni rregullat dhe kjo do të thotë të qëndrosh në shtëpi."

Ndërkaq 6.8 milion njerëz në Britani kanë marrë dozën e ë parë të vaksinës anti koronavirusit.

Situata mbetet problematike për shkak të shfaqjes së një mutacioni të ri të virusit ku thuhet të jetë më i transmetueshëm, 70% më shumë se variantet aktuale të virusit.

*Tiranapost.al.