Lajme nga Bota

Disa zvicerianë tani mund të blejnë ligjërisht kanabis në farmaci

Disa zvicerianë tani mund të blejnë ligjërisht kanabis

Dekada pas legalizimit të heroinës me recetë, Zvicra tani po eksperimenton me dekriminalizimin e kanabisit rekreativ.

Aktualisht, kanabisi është i ligjshëm për përdorim mjekësor në vend, por vetëm në raste ekstreme, siç është lehtësimi i dhimbjeve për pacientët me kancer.

Në vitin 2021, rreth 70 për qind e popullsisë mbështeti liberalizimin e ligjeve të kanabisit, nga 58 për qind tre vjet më parë, sipas ministrisë zvicerane të shëndetësisë.

Rreth 400 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 76 vjeç janë përzgjedhur mes mijëra aplikantëve për provën e parë në qytetin e Bazelit. Ata tani mund të blejnë kanabis në nëntë farmaci që marrin pjesë në pilotimin dyvjeçar.

Qytete të tjera të mëdha zvicerane, duke përfshirë Zyrihun, Gjenevën dhe Lozanën, po planifikojnë të nisin prova të ngjashme.

"Njerëzit janë të lumtur, pasi për herë të parë mund ta blejnë atë legalisht," tha Lucas Meister, një farmacist në një nga farmacitë pjesëmarrëse.