Lajme nga Bota

Dëshmia e pengut të liruar izraelit: Luftëtarët e Hamasit më dhuruan një tortë për ditëlindje

Dëshmia e pengut të liruar izraelit: Luftëtarët e Hamasit

Almog Meir Jan, një rob "izraelit" i liruar së fundmi nga Gaza tha se rrëmbyesit e tij -luftëtarët e Hamasit - i bënë atij një tortë kur kishte ditëlindjen.

Jan, i cili u lirua së bashku me tre të tjerë, ndau dëshmitë e periudhës së tyre në robëri, duke thënë se rrëmbyesit "kujdeseshin për mirëqenien e tyre" - sipas raporteve të publikuara në mediat izraelite.

Një rob tjetër, Shlomi Ziv, tha se ai kishte mësuar gjuhën arabe gjatë kohës së tij në Gaza dhe ia atribuoi atë transmetimeve të Al-Jazeera që ai shikonte së bashku me luftëtarët e Hamasit – duke shtuar se ata i detyronin të lexonin Kuranin dhe të faleshin çdo ditë.

Raportet nga mediat izraelite pohuan se robërit u gjetën të kequshqyer pas lirimit të tyre, ndërsa shfaqnin gjithashtu shenja të Sindromës së Stokholmit, pavarësisht se flisnin për përvoja pozitive me anëtarët e Hamasit në kohën e tyre në Gaza.