Lajme nga Bota

Del autopsia e George Floyd dhe rezultati mund t'i zemërojë më shumë protestuesit

Del autopsia e George Floyd dhe rezultati mund t'i zemërojë

Kanë dalë përgjigjet e autopsisë së afroamerikanit Geroge Floyd, vrasja e të cilit ka shkaktuar trazira të mëdha në Amerikë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë se George Floyd ndërroi jetë nga asfiksia, pra mungesa e oksigjenit, të shkaktuar nga oficeri i policisë i cili i vendosi gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta.

Del autopsia e George Floyd dhe rezultati mund t'i zemërojë

Autopsia u kërkua nga familjarët e George, dhe sipas mjekut përkatës Michael Baden: Shkaku i vdekjes është asfiksia e shkaktuar nga presioni në qafë, që ndalon futjen e oksigjenit në tru, po ashtu ngjeshjen në shpinë, që ndikon në frymëmarrje.

Nga ekzaminimi i parë nga mjekësia e qarkut të Minnesota-s, nuk thuhej se ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Oficeri Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë, por familja e Floyd dhe avokatët e tyre thonë se akuza duhet të kalojë për vrasje të shkallës së parë.

Në më shumë se 75 qytete amerikane po mbahen prosteta. Vrasja e Floyd ka shkaktuar zemërim. Amerika ka pasur histori të tilla plot, por ndoshta mënyra makabre se si u vra, por edhe ankthi i krijuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që kjo çështje të marrë përmasa shumë të mëdha.