Lajme nga Bota

Dekreti i ri i talebanëve/ Vajzat afgane nuk do të konsiderohen më si “prona” dhe s’do të martohen kundër dëshirës

Dekreti i ri i talebanëve/ Vajzat afgane nuk do të konsiderohen

Qeveria talebane e Afganistanit ka lëshuar ??të premten një dekret për të drejtat e grave sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen "pronë" dhe nuk duhet të martohen kundër pëlqimit të tyre, por nuk përmendet askund mundësia e grave për t’u arsimuar apo për të marrë pjesë në aktivitete të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë dekret thuhet gjithashtu që të vejat duhet të kenë pjesë në pronën e burrit të tyre të ndjerë.

"Gruaja nuk është pronë, por një qenie njerëzore fisnike dhe e lirë, askush nuk mund t'ia japë askujt në këmbim të paqes ... ose për t'i dhënë fund armiqësisë", thuhet në dekretin e talebanëve, të lëshuar nga zëdhënësi Zabihillah Muhajid.

Sipas dekretit gjykatat duhet të marrin parasysh këto rregulla kur marrin vendime të cilat duhen promovuar dhe nga ministritë e çështjeve fetare dhe informacionit.

Gjatë sundimit të mëparshëm nga viti 1996 deri në vitin 2001, talebanët i ndaluan vajzat të merrnin arsim, gratë të dilnin nga shtëpia pa një të afërm mashkull apo pa mbuluar fytyrën dhe kokën.

Por talibanët thonë se kanë ndryshuar dhe shkollat ??e mesme për vajza në disa provinca janë lejuar të hapen. Gjithsesi shumë gra dhe avokatë të të drejtave të njeriut mbeten skeptikë.

Komuniteti ndërkombëtar, që ka ngrirë miliarda në fondet e bankës qendrore dhe shpenzimet për zhvillim, i ka bërë të drejtat e grave një element kyç të çdo angazhimi të ardhshëm me Afganistanin.

Tiranapost.al