Lajme nga Bota

Debati në Britani për lokalet që hapen brenda nga nesër dhe lejimi i përqafimeve

Debati në Britani për lokalet që hapen brenda nga nesër dhe

Nga dita e nesërme, lokalet, pub-et dhe restorantet në shumë pjesë të Britanisë do të mirëpresin klientët edhe në ambientet e brendshme, gjithashtu nuk do të ketë orar kufizues dhe më në fund njerëzit do të lejohen të përqafohen me njëri-tjetrin.

Qeveria e Britanisë ka mbrojtur gjithashtu vendimin e saj për të mos ndaluar udhëtimet nga India ndonëse ka pasur rritje të rasteve më të infektuar me variantin indian të virusit.

Ky është dhe hapi më i madh që hedh qeveria që nga bllokimi i vitit të kaluar.

Por këshilltarët shkencorë të qeverisë kanë thënë që nëse varianti indian përhapet më shpejt se lloji aktual i virusit, kufizimet lehtësuese mund të çojnë në një valë shtrimesh në spital.

Edhe ministri i Shëndetësisë Matt Handcock ka thënë se nëse vërtetohet që varianti indian është më i transmetueshëm, mund të dalin probleme reale. I pyetur nga ekspertët se pse qeveria po ndërmerr këtë hap pavarësisht rrezikut, ministri ka thënë: “Nëse mutacioni është më i transmetueshëm do të kemi një problem të vërtetë, por nëse nuk është kështu nuk do të ketë pothuajse asnjë ndikim në hartën e rrugës. Ne thjesht nuk e dimë akoma. Prandaj kjo është arsyeja pse është e përshtatshme të vazhdohet sipas udhëzimit dhe njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm".

Debati në Britani për lokalet që hapen brenda nga nesër dhe

*Tiranapost.al