Lajme nga Bota

Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ka vendosur të pezullojë për një afat të pacaktuar vaksinimin me AstraZeneca. Sipas agjencisë daneze të barnave vendimi merret për shkak të një lidhje të besueshme mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Deklarata e Agjencisë Daneze:

Efekti anësor i pacientëve, trombozë në kombinim me trombocitopeninë është shumë i rrallë, por me një probabilitet më të lartë se në popullatën e përgjithshme.

Kjo është hera e dytë që Danimarka vendos pezullimin e përdorimit të vaksinës së Oxford, AstraZeneca, që u rikthye pasi EMA e nxorri të sigurt dhe pa lidhje të fortë mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Ky vendim me gjasë do të vonojë fushatën e vaksinimit në Danimarkë për disa javë. Sipas ekspertëve danezë, programi i vaksinimit pa AstraZeneca dhe Johnson& Johnson mund të mos përfundojë deri në fund të vitit.

Aktualisht në Danimarkë do të përdoren vetëm vaksinat Pfizer dhe Moderna.

*Tiranapost.al.