Lajme nga Bota

Covid-19, Italia dhe Spanja raportojnë numrin më të lartë të viktimave brenda ditës

Covid-19, Italia dhe Spanja raportojnë numrin më të lartë

Italia dhe Spanja kanë raportuar numrin më të lartë të viktimave deri më tani si pasojë e valës së dytë të Covid-19.

Spanja regjistroi sot 435 vdekje të reja nga Covid, numri më i lartë ditor në valën e dytë të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve ka kaluar 1.5 milion. Më shumë se 219,000 raste të reja janë diagnostikuar gjatë dy javëve të fundit, ndërkohë që pandemia ka marrë gjithsej 41,688 jetë në Spanjë.

Italia po ashtu regjistroi një rekord me 731 vdekjeve nga Covid në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë. Numra të tillë nuk ishin parë që nga 3 Prilli, kur vendi ishte ende në bllokim.

NJë ditë më parë 32.191 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, tha ministria italiane e Shëndetësisë, ndërkohë 120 pacientë të tjerë janë nën kujdes intensiv, duke e çuar totalin aktual në 3,612.

Vala e dytë e koronavirusit ka marrë tashmë 9,000 jetë në Itali, pasi alternative e vendit për një bllokim mbarëkombëtar, ka pasur pak sukses.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.