Covid-19/ Amerikanët dynden në aeroporte për Thanksgiving, doktor Fauci: Po na fusni seriozisht në telashe

Miliona amerikanë po udhëtojnë drejt shtëpive të tyre për të festuar Ditën e Falenderimeve ose siç njihet atje, Thanksgiving, ndër festat më të rëndësishme të amerikanëve ku mblidhen familjet së bashku.
Por ekspertët kanë paralajmëruar se këto udhëtime mund të sjellin situatë kritike në valën e dytë të pandemisë, me rritje të viktimave dhe të të infektuarve.
Festa është ditën e enjte, dhe deri më tani thuhet se 3 milionë amerikanë kanë udhëtuar nëpër aeroportet e SHBA-ve nga e premtja në të dielë. Kjo shifër është rreth sa gjysma e zakonshme e udhëtimeve për këtë festë si çdi vit.
I shqetësuar ka reaguar kryevirologu kryesor Anthony Fauci, i cili në një intervistë për CBS thotë se njerëzit në aeroporte: Do na fusin në telashe më shumë sesa jemi tani.
Numri i udhëtarëve në SHBA është më i larti që nga mesi i Marsit, kur virusi filloi të përhapej me shpejtësi në vend.
Cleavon Gilman, një mjek urgjence në Arizona, posti një status në Twitter dhe një video nga situata në aeroporte ku thotë se thirrjet e mjekëve kanë shkuar në veshë të shurdhër dhe tek persona egoistë.
SHBA i cili aktualisht është vendi më i goditur në botë regjistroi dje 150,000 raste të tjera të koronavirusit.
Numri i pacientëve të shtruar në spital me virus është rritur me gati 50% në dy javët e fundit.
I'm an ER doctor in Arizona and our hospitals are being overwhelmed with COVID19. 7.4 million people & only 174 ICU beds left with healthcare workers calling out sick. Our pleas for help have fallen on selfish deaf ears - this is Phoenix airport @dougduceypic.twitter.com/7iLbngxHNp
— Cleavon MD (@Cleavon_MD) November 21, 2020